Presidenti ukrainas: Trupat ruse po lënë mina gjatë tërheqjes

Evropë

Presidenti ukrainas: Trupat ruse po lënë mina gjatë tërheqjes

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar ushtarët rusë se po lënë mina gjatë tërheqjes në zonat në veri të Ukrainës.

Ukraina thotë se trupat e saj kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 30 qyteteve dhe fshatrave në rajonin e Kievit që kur Rusia njoftoi këtë javë se do të pakësojë operacionet e saj rreth kryeqytetit për t’u fokusuar në betejat në lindje.

“Në veri të vendit tonë, pushtuesit po largohen. Është e ngadaltë por e dukshme. Në disa vende ata po dëbohen me luftime. Diku tjetër po braktisin pozicionet e tyre. Ata po minojnë të gjithë këtë territor. Shtëpitë janë të minuara, pajisjet janë minuar, madje edhe trupat e të vdekurve.”

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj një kërkese për akuzat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat