Pamjet e tmerrit në qytetin Bucha

Evropë

Pamjet e tmerrit në qytetin Bucha

Nga: A.SH Më: 2 prill 2022 Në ora: 21:59
Një grua ecën përgjatë një rruge boshe në Bucha të premten

Ne kemi shkruar më herët për zbulimin e 20 trupave në një rrugë në qytetin Bucha, afër Kievit, të cilin gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP e vizituan pasi forcat ukrainase rifituan kontrollin.

Më shumë detaje të masakrës në qytet, i cili u rimor nga forcat ukrainase këtë javë, po raportohen.

Kryebashkiaku Anatoly Fedoruk i tha AFP me telefon se të 20 viktimat ishin qëlluar për vdekje. Trupat e tjerë, tha ai, ende ndodheshin brenda rrënojave të makinave të shkatërruara nga granatimet, shkruan BBC, transmeton “Bota sot”.

Qyteti, tha ai, kishte varrosur 280 njerëz në varre masive si rezultat i pushtimit rus. Fotot tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe automjete të dërrmuara.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat