Pse filmi vizatimor “Masyanya” u ndalua në Rusi?

Evropë

Pse filmi vizatimor “Masyanya” u ndalua në Rusi?

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

“Masyanya” është një serial rus i animuar në internet dhe shumë i popullarizuar në mesin e folësve rusë. Më shumë se një milion njerëz janë të abonuar në kanalin e karikaturës në YouTube.

Megjithatë, episodi i fundit kushtuar luftës në Ukrainë ka sjellë lëvdata dhe kërcënime.

Menjëherë pas publikimit të episodit, autoritetet ruse e ndaluan atë dhe i kërkuan krijuesit të karikaturës, Oleg Kuvaev, ta hiqte atë nga faqja e tij e internetit sepse “diskrediton forcat e armatosura të Federatës Ruse”.

BBC ka folur me Oleg Kuvaev, i cili emigroi nga Rusia në Izrael vite më parë, ku tha se “nuk ka asnjë mënyrë për të qeshur me luftën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat