Shpërthime në Odese

Evropë

Shpërthime në Odese

Nga: A.M. Më: 3 prill 2022 Në ora: 06:22
Odesa

Sapo kanë ndodhur shpërthime të forta në portin jugor të Ukrainës, Odesa.

Një dëshmitarë i ka thënë Reuters-it, se pjesa e bregut të Detit të Zi është mbuluar nga tymi.

Korrespondentja e Uashington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa, ka shkruar në Twitter: "Shpërthime të forta në qendër të Odesës."

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore.

"Ne do të mposhtim!" ,ka shkruar ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat