Ekipi i Kryqit të Kuq është ende rrugës për në Mariupol

Evropë

Ekipi i Kryqit të Kuq është ende rrugës për në Mariupol

Nga: H.O. Më: 3 prill 2022 Në ora: 17:41
Ilustrim

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka treguar për ekipin që shkon në qytetin e rrethuar të Mariupolit, shkruan SkyNews, trasmeton Bota sot.

Një zëdhënës tha se ekipi u largua nga Zaporizhzhia dje në mëngjes dhe po kalon një natë të dytë rrugës për në Mariupol, por "ka ende për të arritur në qytet".

Një përpjekje e mëparshme e Kryqit të Kuq për të arritur në qytet u desh të kthehej pasi u bë shumë i rrezikshëm.

Mariupol është vendi i krizës më të rëndë humanitare në Ukrainë dhe mijëra mendohet se janë bllokuar në qytetin jugor nën granatimet pothuajse të vazhdueshme./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat