Rusia ka gjetur ‘varrin’ e saj ekonomik!

Evropë

Rusia ka gjetur ‘varrin’ e saj ekonomik!

Nga: Idriz Morina Më: 4 prill 2022 Në ora: 19:05
Shkatërrime, djegie, pasoaj nga bombardimet nga ajri dhe artileria ruse

Kriza ekonomike që ka filluar me luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë, është duke vazhduar të shembë edhe perandori të paprekshme ekonomike.

Por, ndërmjet këtyre zhvillimeve ka edhe shpresa për zhvillime shumë pozitive. Në këtë mes aktualisht është ekonomia amerikane, e cila ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme.

Këtë sukses nuk e ka fshehur as presidenti Biden, duke ia atribuuar Presidencës së tij, në uljen e papunësisë në rekorde historike, më shumë se gjysmëshekullore.

“Ekonomia jonë ka kaluar nga një përmirësim në lëvizje”, shkroi para pak minutash presidentin amerikan Joe Biden.

Dhe po ashtu një natë më parë ka shkruar duke prezantuar të dhënat, që kanë shënjuar ndryshimin, apo lëvizjen, siç po e quan tani Biden.

“Në mars, ra në 3.6% numri i të papunëve, nga 6.4% sa ishte kur unë e mora zyrë, rreth 15 muaj më parë – Një ulje e shpejt e papunësisë, rekorde dhe e paparë më parë, të fillimit të një Presidence”, shkroi Biden në tviter mbrëmë, sipas kohës amerikane.

Ndërsa, në aspektin politik ai dhe vetë SHBA-ja ka marrë një lajm të mirë nga gjykatësi i rastit, të hetimit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Merrick Garland, gjykatës federal ka deklaruar se ka evidencë të mjaftueshme që Trumpi ka shkelur ligjin kur ai ishte përpjekur ta ndalonte Kongresin, që ta certifikonte fitoren e Biden, president i ri i SHBA-ve.

Bashkimi Evropian ende nuk ka rënë dakord për sanksione të plota ndaj gazit dhe naftës ruse. Kështu ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg i tha radios lokale ORF se vendi i tij nuk do ta mbështesë asnjë embargo të BE-së për dërgesat e gazit rus. Sipas Bloomberg-ut, importet ruse përbëjnë 80% të furnizimit me gaz të Austrisë.

Për çështje të sanksioneve në gaz dhe naftë, pas zbulimit të krimeve të luftës të kryera nga Rusia në qytetin Buqa, kanë bërë thirrje edhe Franca e Gjermania. Ndërkohë që për krimet e kryera nga Rusia atje po bëhet thirrje për hetim të gjenocidit rus.

Image
Krimet makabre ruse

Rritje të papritura të disa kompanive

Ndërsa, për zhvillimet në tregje, të javës së fundit dhe të përgjithshme deri më tani, sipas ekspertit shqiptar të tregjeve Emanuel Bajra, kompanisë “GameStop”, i është rritur vlera e aksioneve pasi njoftoi aksionarët se do t’i ndajë/strukturojë aksionet e veta. “Kjo kompani do të autorizojë sanksionimin e 1 miliard aksioneve prej 300 milionë sa kishte në dispozicion në treg deri më tash”, shkruan Bajra në faqen e tij në fb.

Për dallim nga bizneset amerikane, duket se kriza po rrëshqet më fort drejt Britanisë së Madhe. Sipas Bajrës, bizneset britanike duket se e kanë humbur besimin në treg, po ashtu edhe ekonomia që nga fillimi i luftës në Evropë, “përderisa shumica e bizneseve kanë çmimuar rritjen e inflacionit mbi 6% deri në fund të vitit”.

Skenarë të krimit ekonomik

Në ndërkohë, fuqitë e mëdha ekonomike, po përgatiten për skenarë të reja krimesh shtetërore, përkatësisht për sulme, si ato kibernetike.

Kështu Australia ka ndarë një buxhet prej 7.5 miliardë dollarë, për përforcimin e sigurisë kibernetike kombëtare pasi që gjykon se Kina paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Australisë.

Rusia ka gjetur ‘varrin’ e saj ekonomik, dhe vështirë se do të mund të dal e plotë më që andej.

“Putini me aventurat e tij në Ukrainë ka zhdukur krejt rritjen ekonomike të Rusisë që është arritur në 15 vitet e kaluara. Këtë vit ekonomia ruse do të rrudhet prej 15-25%”.

Por, nëe lufta vazhdon dhe fuqizohen sanksionet ekonomia ruse përfundimisht mund të çojë në shpërbërjen e Federatës Ruse, përveç se në humbjen paraprake të Putinit.

Natyrisht, që kriza do të prek edhe shumë shtete perëndimore, madje nëse vazhdon është paralajmëruar si një depresion i madh.

Sipas një raportimi tjetër, Bankat perëndimore kanë njoftuar se Rusia dhe në veçanti Banka Qendrore e Rusisë po manipulon me frekuencat e shkëmbimeve të rublës duke e rritur artificialisht vlerën e monedhës së saj. SHBA-ja nëpërmjet FED-it e paralajmëroi Rusinë që ta ndalojë fushatën e fryrjes artificiale ose do të ballafaqohet me sanksione shtesë.

Bajra, citon ekspertin John Hussman (njeriu që pat parashikuar 4 nga 5 krizat financiare të fundit), i cili ka thënë se shenjat e para të një depresioni në tregjet financiare tashmë janë shfaqur dhe se depresioni i ardhshëm në devalvim të aseteve, nga pamjaftueshmëria e “likuiditetit në sistem si edhe tërheqja ‘toptan’ e kapitalit investues nga investitorët do ta sjellë depresionin ekonomik financiar”.

Për ta ulur rrezikun ekonomik nga mungesa e gazit rusë, SHBA-ja i ka ofruar gazin e saj likuid, madje i ka ofruar BE-së kushte të volitshme të blerjes si edhe premtojnë që infrastruktura eksportuese nga SHBA-të në vitet në vazhdim do të përmirësohet dukshëm.

Një miliarder i ri po bën senzacion duke premtuar që pasurinë e tij të fituar shpejt dhe me mençuri, ta dhurojë në masë të madhe në bamirësi.

Sam Bankman-Fried është një multi-miliarder amerikan 30-vjeçar ($20 miliardë i pasur) i cili u bë i pasur si rezultat i zbulimit të anomalive të rralla në çmimoren e aseteve të mbivlerësuara si edhe në Bitcoin nga ku fitoi miliarda brenda një kohe të shkurtër, përcjellë Bajra në shkrimin e tij.

Humanizmin e tij Bankman-Fried e shfaq ky duke vozitur një Corolla të vjetër, nuk posedon shtëpi të veten dhe planifikon që gjitha miliardat e veta ti shpërndajë në bamirësi si edhe kauza altruiste për të mirën e shoqërisë. Fascinuese!

Parashikimi

Sipas ekspertit bankar Bajra, fundi i përdorimit të pagesave në dorë është shumë i afërt. Ai parashikon që pas tetë vitesh pagesat do të kryhen vetëm me transfer digjital.

“Pagesat digjitale dhe transferet direkte e të shpejta bankare po e ofrojnë shumë afër ditën kur CASH-i do të vdes dhe viti 2030 do të mund të jetë viti i fundit i përdorimit të CASH-it si mjeti kryesor i shkëmbimeve tregtare dhe komerciale. Tashmë transaksionet online do ta kalojnë shifrën e $1 trilion në ditë deri në vitin 2024”, thotë ai.

Image
Një plak që tregon se mezi ka siguruar atë pjesë buke, në vendin e shkatërruar nga ushtria ruse

 

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat