​Baerbock: Gjermania po dëbon "një numër të konsiderueshëm" diplomatësh rusë

Evropë

​Baerbock: Gjermania po dëbon "një numër të konsiderueshëm" diplomatësh rusë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 20:23
Annalena Baerbock

Gjermania po dëbon "një numër të konsiderueshëm" zyrtarësh në ambasadën ruse, duke i shpallur ata si "persona non grata", tha në një deklaratë të hënën ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Zyrtarët rusë "kanë punuar çdo ditë kundër lirisë sonë dhe kundër kohezionit të shoqërisë sonë këtu në Gjermani", tha Baerbock.

“Puna e tyre është një kërcënim për ata që kërkojnë strehim tek ne. Ne nuk do të vazhdojmë ta tolerojmë këtë. Kështu i thamë ambasadorit rus sot”, shtoi ajo.

Pamjet nga qyteti ukrainas i Bucha dëshmojnë brutalitetin e jashtëzakonshëm të udhëheqjes ruse dhe atyre që ndjekin propagandën e tyre, të një vullneti për shkatërrim që po kalon të gjithë kufijtë. Ne duhet të kemi frikë se foto të ngjashme (do të dalin) nga shumë vende të tjera të pushtuara nga forcat ruse,” tha shefja e diplomacisë gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat