Ekipi i Kryqit të Kuq u lirua, pas ndalimit për të shkuar në Mariupol

Evropë

Ekipi i Kryqit të Kuq u lirua, pas ndalimit për të shkuar në Mariupol

Nga: A.SH Më: 5 prill 2022 Në ora: 09:57
Kryqi i Kuq

Një ekip nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është liruar pasi u ndalua gjatë një përpjekjeje për të arritur në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol dhe u mbajt në Manhush aty pranë, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, shkruan TheGuardian, përcjell Bota sot.

“Pas negociatave, ata u liruan gjatë natës dhe u dërguan në Zaporizhzhia,” citon Reuters të ketë thënë ajo.

Zaporizhzhia është rreth 200 km larg nga Mariupol në jug të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat