Suedia do të dëbojë tre diplomatë rusë

Evropë

Suedia do të dëbojë tre diplomatë rusë

Nga: M.L. Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Suedia ka njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë rusë për të cilët thotë se nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare, transmeton "Bota sot".

Ministrja e Jashtme Ann Linde tha: 

"Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur të dëbojë tre diplomatë rusë, puna e të cilëve në Suedi nuk është në përputhje me Konventën e Vjenës."

Ky vendim vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan gjithsej 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat