Misteri i “zonjës së vdekjes”/ Snajperistja ukrainase që po lufton me trupat e Putinit

Evropë

Misteri i “zonjës së vdekjes”/ Snajperistja ukrainase që po lufton me trupat e Putinit

Nga: M.L. Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:55
“Zonja e vdekjes” e Ukrainës

Një snajperiste, e cila është cilësuar si “zonja e vdekjes” e Ukrainës, është kthyer në një heroinë e kombit pasi lufton në mënyrë sfiduese me ushtarët rusë të fshehur.

Identiteti i saj mbetet një mister, por ajo zotohet se do të “luftojë kasapët e Vladimir Putin deri në fund”. Ajo u bashkua me marinsat ukrainas në vitin 2017 dhe kaloi vite duke luftuar separatistët pro Kremilinit në Donetsk dhe Luhansk.

“The Sun” shkruan se pasi shërbeu në turne të shumta në lindje të vendit, snajperistja u largua nga forcat e armatosura ukrainase në janar, vetëm disa javë para se Putini të urdhëronte trupat e tij që të nisnin pushtimin më 24 shkurt.

Snajperistja e vendosur doli vullnetare për t’u kthyer në vijën e parë me brigadën e 35, ndërsa lëshoi edhe një thirrje tubuese për trupat ukrainase.

Image
Snajperistja

“Ne duhet t’i nxjerrim të gjithë jashtë. Këta njerëz nuk janë qenie njerëzore. Edhe fashistët nuk ishin aq të poshtër sa këta orkët. Ne duhet t’i mposhtim ata”, ka thënë ajo, raporton “The Times”.

Snajperistja – fytyra e së cilës është mbuluar pjesërisht në foto për të ruajtur identitetin e saj – është krahasuar me snajperisten me origjinë ukrainase, Lyudmila Pavlichenko, për përpjekjet e saj heroike .Pavlichenko e fitoi pseudonimin “Zonja e Vdekjes” teksa shënoi 309 vrasje naziste në Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu pretendohet se ajo nuk ka humbur kurrë një duel snajper gjatë viteve të shërbimit të saj.

Image
Snajperistja me origjinë ukrainase, Lyudmila Pavlichenko

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat