Klark: Rusia është në luftë me ne, Perëndimin/ “Një komb kriminelësh të pamoralshëm”

Evropë

Klark: Rusia është në luftë me ne, Perëndimin/ “Një komb kriminelësh të pamoralshëm”

Nga: Idriz Morina Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:16
Gjenerali amerikan Vesli Klark, ish-komandant i NATO-s, i cili e udhëhoqi fitoren e NATO-s ndaj Serbisë, vetëm me luftë nga ajri

Sipas një vlerësimi për mesazhet e gjeneralit amerikan Wesley Clark, Putini është duke e mashtruar Perëndimin, dhe se NATO-ja është duke gabuar në vlerësimin e saj ambicieve të Putinit se është, thjesht, ‘neutralizimi i Ukrainës.

Ai këtë e quan gabim, “Putini po paraqitet i dobët, por në fakt ai ka një plan shumë më ambicioz - pushtimin dhe kontrollin e krejt Evropës Juglindore, dhe se ai e ka një avantazh në anën e tij: “Ai është diktator dhe e posedon kohen në anën e tij përderisa Perëndimi i ndërron liderët çdo katër vjet”.

Sipas Klarkut Putini po e ndjek një plan afatgjatë për Ukrainën, përveç se ta shkatërrojë atë, dëshiron që ta rikthejë kontrollin në ish-Bashkimin Sovjetik, por më keq akoma don ta shkapërderdhë NATO-n dhe që SHBA-ja ta humb ndikimin në Europë.

“Perëndimi duhet ta trajtojë seriozisht Putinin. Ai nuk është një politikan perëndimor. Ai ka një plan afatgjatë dhe po e ndjek atë: të shkatërrojë Ukrainën, të rimarrë kontrollin e ish-Shteteve Sovjetike dhe të dominojë Evropën Lindore. Thye NATO-n. Të dëbojë SHBA-në. Ai është në luftë me ne. Ne jemi armiku kryesor”, shkroi Klark në tviter.

Ndërsa, intelektuali dhe njohësi i shkëlqyeshëm i zhvillimeve në Federatën Ruse, Samuel Ramani, mendon se propozimi për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pavarësisht se do të dërgonte një sinjal të fortë është i pamjaftueshëm, kështu ai propozon një përjashtim tjetër. “Dëbimi i Rusisë nga Interpoli do të kishte një ndikim thelbësor shumë më të madh”, vlerëson Ramani.

Image
Presidenti Zelenski duke vizituar vendluftimet, shkatërrimin e forcave ruse dhe dëmet e luftës

Krimet e luftës nga Rusia

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut sot ka deklaruar se civilët ukrainas në Bucha u "shënjestruan drejtpërdrejt dhe u vranë drejtpërdrejt" nga forcat ruse.

Sipas gazetares Olga Tokariuk, në vendin ku u kryen masakrat më mëdha, në Buça të Ukrainës, rusët kishin krijuar një vend të torturimit, të cila përfundonin me vrasje.

“Në një bodrum të një kampi veror për fëmijë në Bucha, pushtuesit rusë bënë një dhomë torture. Aty u zbuluan trupa të pajetë. Kjo të kujton dhomat e torturës dhe burgjet sekrete në Donetsk të pushtuar, siç është ish-qendra e artit Izolyatsia. Zgjedhja e vendndodhjeve tregon”, shkruan Tokariuk.

Ndërsa, sipas deputetes ukrainase Lesia Vasylenko, imazhi i Rusisë sot është si vrasëse, plaçkitëse, e dhunimit më të poshtër që ka mundur t’ua bëjë dikush fëmijëve-vajza.

“Ushtarët rusë plaçkisin, përdhunojnë dhe vrasin. E dhunuar vajza 10 vjeçare, me shenja të dhunës vaginale dhe rektale. Gratë me djegie, me simbole si të svastikës. Rusia. Burrat rusë e bënë këtë. Dhe nënat ruse i rritën ato. Një komb kriminelësh të pamoralshëm”, shkruan Vasilenko, duke zbrazur një pjesë të mllefit të saj për dhunën makabre ruse.

Ndërsa, vazhdon të përshkruajë mënyrën e vrasjes së fëmijëve nga ushtarët rusë. “Fëmijët u gjetën me duar të lidhura dhe u vranë me armë zjarri. #Ushtarët rusë i vranë sepse mundën! Sepse Perëndimi zgjodhi të shikonte! Sepse @OKB dhe @NATO zgjodhën të injorojnë lutjen e #Ukrainës për ndihmë”, shkruan ajo e dëshpëruar me ndihmën e pamjaftueshme për t’i shpëtuar ato viktima.

Kërkohet sanksionimi i Patriarkut të Rusisë dhe mitropolitëve

Këshilli botërorë i kishave të krishtera mund ta përjashtojë kishën ortodokse ruse nga organet e veta dhe anëtarësia pasi që kjo e fundit vazhdon ti përkrahë politikat barbare të Putinit.

Profesori i njohur Michael McFaul, i cili ka më se 800 mijë ndjekës në tviter, shkruan se është zhgënjim i thellë, kur e sheh se si një institucion i lartë fetar, e mbështet me vullnet luftën dhe krimet e Rusisë në Ukrainë, nën udhëheqjen e Putinit.

“Thellësisht zhgënjyese sesi Patriarku Kirill dhe Kisha Ortodokse Ruse e kanë mbështetur me kaq entuziazëm luftën barbare të Putinit. Nuk ka asgjë të krishterë në mënyrat e liga të Putinit. A duhet të sanksionohen Patriarku dhe mitropolitët e tij? Jeni kurioz se çfarë mendojnë njerëzit?”, shkruan ai sot në tviter.

Shpresa për humbjen e Rusisë

Ndërsa, intelektuali Anders Åslund, njohës i Rusisë dhe Europës Lindore, jep shpresa se Rusia do të dështojë në pushtimin edhe të krahinës së Donbasit, bazuar në vlerësimin e instituteve të luftës.

Image
Luftëtare ukrainase mer shenja nga tanku, forcat ruse

“Instituti për Studimin e Luftës: "Nëse forcat ruse nuk janë në gjendje të marrin fare Slovyanskun, sulmet frontale ruse në Donbas nuk ka gjasa që ta thyejnë mbrojtjen e Ukrainës dhe fushata e Rusisë për të pushtuar të gjitha rajonet të Luhanskut dhe Donetsk-ut ka të ngjarë të dështojë".

Eksperti amerikan Mark Hertling, vlerëson se ushtria ruse ka pësuar aq humbje dhe ç‘organizim, sa ende duket në luftën në Ukrainë, se nuk e ka një komandë të përbashkët.

Sipas tij ukrainasit po pësojnë mjaft shumë nga luftimet, por po vazhdojnë ta mbajnë ‘iniciativën e madhe dhe shpirtin luftarak’. Po ashtu sipas tij, pavarësisht numrit të viktimave që kanë pësuar, është e besueshme se kanë pësuar shumë më pak se Rusia.

“Ata kanë linja të brendshme dhe mbështetje nga qytetarët dhe aleatët (përsëri, më shumë se sa e kuptojnë shumica). -Udhëheqje më e mirë civile dhe ushtarake”, vlerëson eksperti i sigurisë Hertling.

Ai parashikon se Ukraina do të përballet me sulme të reja nga Rusia në boshte (akse) të ndryshme, për këtë duhet ‘të manovrojë shpejt forcat për t'u përballur me forcat ruse në vende të ndryshme’.

Ai tërheq vërejtjen që edhe Ukrainës i duhet rigjenerim i logjistikës, pajisjeve, personelit, i cili do të jetë po aq i rëndësishëm sa i nevojitet edhe vetë Rusisë, “sepse kjo është ajo që kërkon një betejë shkatërrimtare”.

Ai e paraqet kështu gjendjen në ushtrinë ruse:

“-Rusia me siguri nuk e ka rregulluar asnjë nga problemet e tyre të shumta,

- njësitë e tyre janë shpenzuar, dhe ka pak zëvendësime,

- baza e tyre logjistike është e keqe dhe do të përkeqësohet,

- ata janë ende duke sulmuar në të paktën 3 akse dhe duket se nuk kanë një komandë të centralizuar”, vlerëson Hertling.

Image
Pamje nga shkatërrimet që bëri ushtria ruse

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat