Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave pas sulmeve në Borodyanka

Evropë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave pas sulmeve në Borodyanka

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:56
Ukrainë

Pas tërheqjes së forcave ruse në disa zona, duken qartë pasojat e luftës në Ukrainë.

Punonjësit e shpëtimit kanë nisur kërkimet e tyre nëpër rrënojat e qytetit Borodyanka në afërsi të Kievit.

Forcat ruse u tërhoqën nga rajoni i Kievit javën e kaluar, duke lënë pas pasoja të pashmangshme.

Puna vijon për gjetjen e trupave dhe kontrollin për asgjësimin e minave të lëna pas nga ushtria ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat