A do të përjashtohet Rusia nga Këshilli i OKB-së?

Evropë

A do të përjashtohet Rusia nga Këshilli i OKB-së?

Nga: V.N Më: 6 prill 2022 Në ora: 18:53
Foto e mbledhjes së Këshillit të OKB-së

Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në Nju Jork të enjten nëse do ta përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut.

Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kishin vrarë ukrainasit "për kënaqësi". Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga vendi i tij, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Këshilli është i formuar nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Propozimi për të dëbuar Rusinë – i bërë nga SHBA dhe Britania e Madhe – do të kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së që do të miratohej të enjten.

Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat