Bllokohen civilët në qytetin ukrainas, ekipet e shpëtimit nuk mund t’i evakuojnë

Evropë

Bllokohen civilët në qytetin ukrainas, ekipet e shpëtimit nuk mund t’i evakuojnë

Nga: A.ZH Më: 6 prill 2022 Në ora: 21:24
Pamje nga lufta në Ukrainë

Autoritetet ukrainase nuk po mund të evakuojnë banorët e bllokuar në qytetin lindor të Izyum të kontrolluar nga Rusia ose të dërgojnë ndihma humanitare atje.

Kështu ka deklaruar guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Sinegubov, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi deputetja ukrainase Lesia Vasylenko pretendoi se 93 civilë nga Izyum ishin vrarë nga forcat ruse teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i rrethuar.

Banorët në Izyum, i cili shtrihet në një rrugë kyçe për në rajonin e Donbasit në lindje, kanë mbetur të bllokuar në qytet për javë të tëra me shumë pak qasje në ushqim ose ujë, derisa forcat ruse vazhdojnë të pushtojnë zonën./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat