Putin do të takohet më vonë me liderin bjellorus

Evropë

Putin do të takohet më vonë me liderin bjellorus

Nga: M.H. Më: 12 prill 2022 Në ora: 07:02
Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko sot për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore, sipas raporteve.

Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt nga territori rus dhe bjellorusi, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Z. Lukashenko ka insistuar se Bjellorusia duhet të përfshihet në negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, duke thënë gjithashtu se Bjellorusia ishte etiketuar padrejtësisht "një bashkëpunëtor i agresorit".

Bjellorusia është përfshirë në sanksionet perëndimore, së bashku me Rusinë.

Të dy do të takohen në Kozmodromin Vostochny, një port hapësinor rus në rajonin e largët lindor të Amurit të Rusisë, njoftoi agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat