OKB: 4.8 milionë fëmijë ukrainas të zhvendosur që nga fillimi i sulmeve ruse

Evropë

OKB: 4.8 milionë fëmijë ukrainas të zhvendosur që nga fillimi i sulmeve ruse

Më: 12 prill 2022 Në ora: 07:37
Ukrainë

Agjencia e OKB-së për fëmijë ka thënë se shifrat tregojnë se 4.8 milionë fëmijë janë larguar tani nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan vendin.

Drejtori i programeve emergjente të UNICEF-it, Manuel Fontaine tha se numri i fëmijëve që kishin ikur nga vendi ishte i pabësueshëm.

“Ata janë detyruar të lënë gjithçka pas, shtëpitë e tyre, shkollat dhe shpesh edhe anëtarët e familjeve të tyre . Kam dëgjuar histori të hapave të dëshpëruar që prindërit po ndërmarrin për t’i çuar fëmijët e tyre në siguri dhe fëmijët janë të trishtuar që nuk janë në gjendje të kthehen në shkollë”, tha ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Këto shifra vijnë pasi ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, pretendoi se Rusia kishte marrë më shumë se 121 mijë fëmijë nga Ukraina dhe thuhet se kishte hartuar një projekt-ligj për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procedurat e birësimit për jetimët dhe madje edhe ata që kanë prindër dhe të afërm të tjerë.

Sipas Kyslytsya, shumica e fëmijëve u larguan nga qyteti port i rrethuar jugor i Mariupol dhe u dërguan në Donetskun lindor e më pas në qytetin rus të Taganrog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat