Putin takohet me Lukashenkon, ja çka thotë për bisedimet me Ukrainën

Evropë

Putin takohet me Lukashenkon, ja çka thotë për bisedimet me Ukrainën

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:48
Alexander Lukashenko dhe Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha sot se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin hyrë në "një rrugë pa krye".

Putin u zotua se ai "nuk do të ndalojë operacionet ushtarake" derisa Moska të ketë sukses.

"Tani, kërkesat e sigurisë janë një gjë dhe çështjet e rregullimit të marrëdhënieve mbi Krimenë, Sevastopolin dhe Donbasin janë nxjerrë jashtë fushëveprimit të këtyre marrëveshjeve. Kjo do të thotë, ne jemi kthyer sërish në një situatë qorre”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.

Udhëheqësi rus hodhi poshtë gjithashtu raportet për mizoritë në qytetin ukrainas Bucha si "të rreme", transmeton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat