Ministri i Jashtëm i Irlandës do të vizitojë Kievin në shenjë solidariteti

Evropë

Ministri i Jashtëm i Irlandës do të vizitojë Kievin në shenjë solidariteti

Nga: V.N Më: 14 prill 2022 Në ora: 10:46
Simon Coveney do të vizitojë zonat e prekura drejtpërdrejt nga pushtimi rus

Ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes i Irlandës, Simon Coveney, do të bëhet zyrtari i fundit që do të vizitojë Kievin sot, ndërsa kombet vazhdojnë të tregojnë mbështetje për Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Coveney do të vizitojë zonat në kryeqytetin ukrainas të prekura drejtpërdrejt nga pushtimi rus dhe ai do të takohet me homologët e tij - ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe ministrin e mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Departamenti i Punëve të Jashtme tha se diskutimet e Coveney me qeverinë ukrainase do të përqendrohen në atë se si Irlanda mund të vazhdojë të "sigurojë mbështetje politike, të sigurisë dhe humanitare për Ukrainën; të ndihmojë Ukrainën në aplikimin e saj për statusin e kandidatit në BE; të çojë përpara sanksione të mëtejshme të BE-së ndaj Rusisë; dhe të kërkojë llogari Rusinë për pushtimin e saj brutal dhe të pajustifikuar”.

Irlanda u ka dhënë Ukrainës dhe refugjatëve ukrainas 20 milionë euro ndihmë humanitare, si dhe 33 milionë euro ndihmë jovdekjeprurëse për ushtrinë ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat