Rriten tensionet: Ukraina dhe Rusia nuk arrijnë të dakordohen për korridoret e evakuimit sot

Evropë

Rriten tensionet: Ukraina dhe Rusia nuk arrijnë të dakordohen për korridoret e evakuimit sot

Nga: A.ZH Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:28
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur të bien dakord për korridoret e evakuimit për të ndihmuar civilët që ikin nga zonat e shkatërruara nga lufta sot, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

Në një mesazh në llogarinë e saj në Telegram, Iryna Vereshchuk tha: "Ne nuk kemi qenë në gjendje të biem dakord për armëpushim në rrugët e evakuimit.

“Prandaj, për fat të keq, sot nuk po hapim korridore humanitare."

Vereshchuk tha gjithashtu se autoritetet ukrainase kishin kërkuar korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe trupave të plagosur ukrainas nga Mariupol, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Të shtunën, nëntë korridore humanitare u ranë dakord për të lejuar evakuimin e civilëve.

Pesë nga nëntë korridoret e evakuimit ishin nga rajoni Luhansk i Ukrainës, në lindje të vendit.

Një rrugë u tentua gjithashtu nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, i cili është përballur me sulme të pamëshirshme ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat