Spektakël i poshtër/ Rusët tallen me luftëtarin britanik të zënë rob, i thonë se ukrainasit e donin atë të vdekur

Evropë

Spektakël i poshtër/ Rusët tallen me luftëtarin britanik të zënë rob, i thonë se ukrainasit e donin atë të vdekur

Nga: M.L. Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:18
Shaun Pinner u ekspozua në TV rus pas kapjes

Shaun është luftëtari i dytë vullnetar britanik në duar të forcave ruse pasi u kap në Mariupol, pas Aiden Aslin, shkruan gazeta britanike The Sun transmeton "Bota sot".

Videoja ishte pjesë e një interviste me Andrey Rudenko, i cili punon ngushtë me televizionin shtetëror rus.

Fjalët e Shaun u titruan në rusisht, por fjalimi i tij origjinal nuk dëgjohej.

Rudenko i tha Shaun-it me pamje të rraskapitur se njësia e tij nuk kishte "asnjë shans të vetëm" për të arritur sigurinë.

"Ushtarët e brigadës së 36-të thonë se komanda e tyre i dërgoi posaçërisht për t'u vrarë në mënyrë që të bënin heronj prej tyre më vonë," i tha Rudenko Shaun.

Video e intervistës propagandistike këtu

Në raport fjalët e Shaun nuk ishin të dëgjueshme, por ai citohet të ketë thënë: “Nuk e kisha idenë, ne ishim të braktisur. Nuk e di se kush e ka marrë një vendim të tillë”.

Image
Ai u intervistua nga një gazetar pro Kremlinit

 

Në një video tjetër që sugjeron se është i kapur në fushatën propagandistike të Rusisë kundër Ukrainës dhe perëndimit, ai thuhet se tha kinse nuk dëshiron luftë dhe dëshiron të kthehet në shtëpi.

Sipas transmetimit, Shaun i tha Rudenkos se kishte "panik" midis ushtarëve ukrainas që mbronin zonën e fabrikës së Mariupol të martën në mëngjes.

“U vendos që të largoheshim nga fabrika, por nuk e dinim saktësisht se ku. Rreth orës 4 të mëngjesit u larguam nga fabrika,” tha ai.

Ishte shumë errësirë. Të plagosurit i morëm me vete. Të gjithë filluan të vrapojnë në drejtime të ndryshme.

“Komandanti im duket se është zhdukur. Ende nuk e di se çfarë ndodhi me ata që ishin atje me mua.”

Rudenko mori gjithashtu në pyetje Aiden, i cili u dorëzua pasi njësia e tij mbetën pa ushqim dhe municione në qytet.

28-vjeçari u paraqit në TV rus të enjten pasi u kap nga trupat e Putinit, me një plagë në ballë dhe një sy gjysmë të mbyllur.

Shaun, i cili më parë ka shërbyer në Regjimentin Mbretëror Anglian, është me origjinë nga Bedfordshire.

Ai u transferua në Mariupol katër vjet më parë për të qenë me gruan e tij të dytë Larysa dhe iu bashkua ushtrisë ukrainase si "ushtar me kontratë".

Shaun ishte filmuar më parë duke luftuar përkrah ukrainasve në fillim të luftës.

Propagandistët rusë pretenduan se ai ishte vrarë në Mariupol në fund të muajit të kaluar, por burimet thanë për The Sun se ai ishte plagosur dhe ishte në një spital fushor.

Image
Ish-ushtari i Ushtrisë Britanike tha se kishte luftuar në Mariupol për pesë deri në gjashtë javë

Ish-punonjësi i kujdesit, nga Neëark, Nottinghamshire, u poshtërua nga media shtetërore teksa u fotografua për herë të parë i prangosur, i rrahur dhe i mavijosur.

Kjo vjen pasi gruaja e një shoku të Vladimir Putinit të arrestuar në Ukrainë bëri thirrje që ai të shkëmbehej me Aidan dhe Shaun.

Viktor Medvedchuk, 67 vjeç, u rrëmbye në një bastisje nga ushtarët e shërbimit të sigurisë të Ukrainës, ndërsa 28-vjeçari Aidan po luftonte në Mariupol.

Gruaja e Medvedchuk, Oxana Marchenko, tani ka bërë një videoadresim duke bërë thirrje që burri i saj dhe Aidan të shkëmbehen.

Në një paralajmërim Rudenklo tha: "Jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të hedhë dritë mbi veprimet e agjencive të inteligjencës perëndimore në Ukrainë".

Zyra e Jashtme dhe Commonëealth është kontaktuar për koment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat