OKB: Gati 5 milion ukrainas janë larguar nga Ukraina

Evropë

OKB: Gati 5 milion ukrainas janë larguar nga Ukraina

Nga: A.SH Më: 18 prill 2022 Në ora: 14:26
Refugjatë

Me sulmet që vazhdojnë në të gjithë Ukrainën, OKB-ja raporton se më shumë se 4.9 milionë ukrainas janë larguar tani nga vendi si rezultat i luftës,shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Rreth 4,934,415 njerëz - kryesisht gra dhe fëmijë - janë larguar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, duke cituar agjencinë e refugjatëve UNHCR.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta - kryesisht studentë dhe punëtorë migrantë - janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.

Kjo do të thotë se më shumë se pesë milionë njerëz në total janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, një nga krizat më të shpejta të zhvendosjes dhe humanitare ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat