Rrëfimi i dhimbshëm i 13 vjeçarit/ “Zgjohem me djersë të ftohta nga ëndërrat e tmerrshme se familja ime do të vritet”

Evropë

Rrëfimi i dhimbshëm i 13 vjeçarit/ “Zgjohem me djersë të ftohta nga ëndërrat e tmerrshme se familja ime do të vritet”

Nga: A.SH Më: 19 prill 2022 Në ora: 08:38
Ilya Bobkov, 13 vjeçar, nga Bucha

Gazetarja e BBC-së u ka folur familjeve, fëmijët e të cilëve janë kapur në konflikt. Fëmijët e tyre kanë plagë fizike dhe psikologjike, dhe disa kanë vdekur, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Elisei Ryabukon, 13 vjeç, vdiq në mars kur kolona e makinave në të cilën ndodhej u vu nën zjarr. Vëllai i tij tre vjeçar mbijetoi.

Nëna e tyre Inna thotë se dëshiron drejtësi për djalin e saj: “Dua që bota të dijë për krimet e Rusisë. Dua që çdo viktimë të numërohet. Dua që Rusia të mbajë përgjegjësi për njerëzit, fëmijët dhe gratë, ata kanë vrarë në tokën tonë”.

Një tjetër fëmijë i kapur në konflikt është 13-vjeçari Ilya Bobkov. Ai u arratis së bashku me familjen e tij nga Bucha, jashtë Kievit.

Ilya thotë: “Më 24 shkurt kur filluan luftimet, unë u trondita. E prisja që të ishte një ditë e zakonshme, do të shkoja në shkollë, do të bëja detyrat e shtëpisë dhe do të luaja me lojëra.”

Ilya dhe familja e tij u larguan nga Bucha përmes një korridori humanitar. Gjatë udhëtimit ata panë tanke dhe kufoma. “Zgjohem me djersë të ftohta nga ëndërrat e tmerrshme se familja ime do të vritet ose merret peng nga rusët,” thotë ai.

OKB vlerëson se rreth dy të tretat e 7.8 milionë fëmijëve të Ukrainës janë zhvendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat