Kryeministri belg: Pushtimi i Rusisë i krahasueshëm me faqet më të errëta të historisë evropiane

Evropë

Kryeministri belg: Pushtimi i Rusisë i krahasueshëm me faqet më të errëta të historisë evropiane

Nga: M.L. Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:53
Alexander De Croo

Agresioni rus në Ukrainë është i krahasueshëm me faqet më të errëta në historinë tonë evropiane, ka thënë kryeministri belg Alexander De Croo sipas CNN, përcjell "Bota sot".

Në një takim me ministrat e kabinetit, udhëheqësi i vendit tha se si Belgjika ashtu edhe Holanda do të "sigurojnë që gjithçka të dokumentohet" ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon.

De Croo tha gjithashtu se "nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës".

Ai vazhdoi të thoshte se qeveria belge do të mbështeste Gjykatën Penale Ndërkombëtare në hetimet e tyre mbi krimet e dyshuara të luftës nga Rusia dhe po shikonte dërgimin e ekspertëve mjeko-ligjorë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat