Mbi gjysmë milioni njerëz u deportuan “pa marrëveshje” në Rusi, thotë ligjvënësi ukrainas

Evropë

Mbi gjysmë milioni njerëz u deportuan “pa marrëveshje” në Rusi, thotë ligjvënësi ukrainas

Nga: A.SH Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:28
Ukrainë

Mykyta Poturayev, kreu i komitetit humanitar të parlamentit ukrainas,bisedoi me anëtarët të Parlamentit Evropian përmes video-lidhjes.

Ai tha se "Gjysmë milionë qytetarë ukrainas u deportuan nga Ukraina në Federatën Ruse pa marrëveshje nga ana e tyre", raporton TheGuardian, përcjell Bota sot.

Ai tha se nuk kishte “asnjë mundësi” për të kontaktuar me këta njerëz dhe i bëri thirrje Kryqit të Kuq që të vendosë kontakte me të zhdukurit.

Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrën e dhënë nga Poturayev, i cili nuk dha detaje apo prova mbështetëse.

Poturayev tha se ishte i shqetësuar për fatin e atyre ukrainasve që ai thotë se ishin dërguar në Rusi, duke u thënë ligjvënësve evropianë: “Ne dimë për të ashtuquajturat kampe filtrimi për qytetarët ukrainas. Ky është një nga drejtimet e mundshme të veprimtarisë së Kryqit të Kuq, të paktën për të gjetur këta të dëbuar dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me ta në territorin e Federatës Ruse”.

Alexandra Boivin, një zyrtare e Kryqit të Kuq, tha se organizata e saj po fliste me autoritetet ruse për mundësitë për të ndihmuar këta njerëz, duke shtuar: “Pyetja nëse mund të konfirmojmë se njerëzit janë zhvendosur me forcë në këtë moment është një pyetje të cilës nuk mund t'i përgjigjem… por sigurisht që është një çështje shqetësuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat