Zelensky: Rusia refuzon propozimin për armëpushim për Pashkët

Evropë

Zelensky: Rusia refuzon propozimin për armëpushim për Pashkët

Nga: A.ZH Më: 21 prill 2022 Në ora: 23:56
Pamje nga lufta në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar raportet se Rusia ka refuzuar një propozim për një "pauzë humanitare të Pashkëve".

Armëpushimi, i propozuar të fillojë më 21 prill dhe të zgjasë katër ditë, u përmend për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres më 20 prill, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai do të përfshijë periudhën e Pashkëve Ortodokse, e cila fillon vonë të shtunën deri të dielën në mëngjes.

"Periudha katërditore e Pashkëve duhet të jetë një moment për t'u bashkuar rreth shpëtimit të jetëve dhe avancimit të dialogut për t'i dhënë fund vuajtjeve në Ukrainë", tha Guterres.

Ai sugjeroi që koha të përdoret për të ngritur korridoret humanitare për ata që janë ende në vijën e parë të luftës me Rusinë.

Më herët të enjten, Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya, pretendoi se ky propozim ishte refuzuar nga Rusia./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat