Kryebashkiaku bën thirrje për evakuimin e plotë të Mariupolit

Evropë

Kryebashkiaku bën thirrje për evakuimin e plotë të Mariupolit

Nga: M.H. Më: 22 prill 2022 Në ora: 09:44
Një kolonë e blinduar e trupave pro-ruse lëviz përgjatë një rruge në Mariupol

Kryebashkiaku i Mariupolit ka lëshuar një apel të ri të premten për "evakuimin e plotë" të qytetit jugor, për të cilin presidenti Vladimir Putin thotë se tani më së shumti kontrollohet nga forcat ruse.

"Ne kemi nevojë vetëm për një gjë - evakuimin e plotë të popullsisë. Rreth 100,000 njerëz mbeten në Mariupol," tha kryebashkiaku Vadym Boychenko në televizionin kombëtar, raporton Reuters, përcjell “Bota sot”.

Të enjten, Putin urdhëroi trupat e tij të mbyllnin grupin e fundit të luftëtarëve të izoluar në punimet e çelikut në juglindje të qytetit.

Mariupol ka duruar dy muaj bombardime të rënda dhe privime të rënda pasi Rusia ndërpreu furnizimet me ushqim, ujë dhe energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat