Me qiri në cep të Katedrales, shfaqet sërish Vladimir Putin

Evropë

Me qiri në cep të Katedrales, shfaqet sërish Vladimir Putin

Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:28
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka marrë pjesë në një meshë të Pashkëve të zhvilluar nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila ka mbështetur fuqishëm atë që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt.

Ai qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 60-të.

Ditën e djeshme, pak pas fillimit të festimeve të Pashkëve Ortodokse, Odessa u godit nga një sulm me raketa që la të paktën tetë viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat