Zelensky: Shpresojmë të sigurojmë armë të rënda në bisedimet me ShBA-në

Evropë

Zelensky: Shpresojmë të sigurojmë armë të rënda në bisedimet me ShBA-në

Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:40
Volodymyr Zelenksy

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka thënë se Ukraina shpreson të sigurojë armë të rënda në bisedimet me sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes amerikane.

Ai shtoi se furnizimet do të ishin jetike për Ukrainën që përfundimisht të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

“Sapo të kemi më shumë armë, më besoni, ne do të rimarrim territorin, i cili është i pushtuar përkohësisht”, u shpreh ai.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se Kievi do të hiqte dorë nga bisedimet me Moskën nëse Rusia shkatërronte popullin e Mariupolit ose organizonte referendume për të krijuar më shumë republika të shkëputura.

Tutje, ai tha se mendonte se Rusia mund të përdorte një armë bërthamore, por se nuk donte të besonte se Moska do ta bënte këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat