Dy fëmijë të vrarë nga bombardimet në Donetsk

Evropë

Dy fëmijë të vrarë nga bombardimet në Donetsk

Nga: A.ZH Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:13
Pamje nga lufta në Ukrainë

Autoritetet ukrainase kanë thënë se dy fëmijë janë vrarë nga bombardimet nga forcat ruse në rajonin lindor të Donetskut.

Vajzat, të moshës pesë dhe 14 vjeç, vdiqën kur ndërtesa ku ata jetonin u shkatërrua, sipas guvernatorit rajonal të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kyrylenko u bëri thirrje njerëzve që të evakuojnë zonat pranë luftimeve.

Dje, guvernatori i rajonit fqinj Luhansk tha se granatimet nga forcat ruse ishin shtuar.

Rusia po përqendron shumicën e përpjekjeve të saj të luftës në lindje të Ukrainës tani, duke shpresuar të pretendojë zonat e kontrolluara nga Ukraina./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat