Zonja e Parë e Amerikës viziton refugjatët ukrainas në Rumani

Evropë

Zonja e Parë e Amerikës viziton refugjatët ukrainas në Rumani

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:42
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka lavdëruar qeverinë rumune dhe organizatat e ndihmës pas takimit me gra dhe fëmijë ukrainas që kanë ikur përtej kufirit për t’i shpëtuar luftës.

Zonja e parë e Amerikës dëgjoi histori rrëqethëse teksa vizitoi një shkollë që priste nxënësit refugjatë këtë shtunë, shkruan Skynews.

Vizita e saj në Evropën Lindore vjen ndërsa presidenti Joe Biden po i bën presion Kongresit të kalojë një shtesë prej 33 miliardë dollarësh në ndihmë ekonomike dhe sigurie.

Gjatë vizitës së saj, Biden pa nga dora e parë përpjekjet e ndihmës për të ndihmuar disa nga 900 mijë ukrainasit që kanë ikur në Rumani që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

“Ne jemi me ju,” u tha Zonja e Parë nënave të disa prej nxënësve pasi vizitoi klasat ku fëmijët e moshës 5 deri në 15 vjeç ndjekin shkollën.

Rreth 7 mijë ukrainas kalojnë kufirin dhe mbërrijnë në Rumani çdo ditë, tha Pablo Zapata, përfaqësuesi rumun për agjencinë e OKB-së për refugjatët.

“Ne të gjithë shpresojmë, apo jo,” u tha Biden gazetarëve. “Ne zgjohemi çdo mëngjes dhe mendojmë se “kjo duhet të marrë fund”, por ende vazhdon dhe vazhdon.”

Zonja Biden është në ditën e dytë të një udhëtimi katër-ditor në Rumani dhe Sllovaki që është projektuar për të treguar mbështetjen e SHBA për refugjatët ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat