Tetë automjete të policisë u dogjën në Munich pak ditë para samitit të G7

Evropë

Tetë automjete të policisë u dogjën në Munich pak ditë para samitit të G7

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 19:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Tetë automjete policie u dogjën në Munich të Gjermanisë, pak ditë para samitit të G7 në Bavari. Hetimet supozojnë se zjarrvënie ishte e qëllimshme.

Automjetet e policisë ishin parkuar para një hoteli të qytetit, ku strehohen oficerët e policisë të ngarkuar me sigurimin e samitit, konfirmoi për dpa një zëdhënës i policisë.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se “nuk sheh ndonjë kërcënim specifik të sigurisë”, shkruan faz.

Franz Hazlbeck nga shoqata protestuese, “Stop G7 Elmau”, e quajtur sipas kështjellës bavareze, Elmau ku do të zhvillohet samiti, është distancuar qartë nga vënia e zjarrit. Ai është i sigurt se “asnjë nga organizatat e mbledhura në shoqatë nuk është e përfshirë”. Hazlbeck theksoi se “Stop G7 Elmau” mbron protestat paqësore.

Policia, menjëherë pasi mësoi për zjarrvënien, kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve të mundshëm, por deri tani pa sukses, tha një zëdhënës. U hetuan edhe mbetjet e automjeteve të djegura plotësisht. Zyrtarët vlerësuan dëmin me numra gjashtëshifror.

Ky nuk është incidenti i parë që lidhet me takimin në Kalanë e Elmaut, i cili nis të dielën dhe për të cilin tashmë janë vendosur masat më të larta të sigurisë.

Të martën u mësua se dikush po ngatërrohej me kutitë e shpërndarjes së energjisë elektrike brenda zonës së sigurisë. Ka edhe grafite me mbishkrime si “Postpone G7” ose “Jo G7”. Policia dyshon se këto krime janë të motivuara politikisht.

Për më tepër, në publik u zbuluan dokumente të policisë sekrete nga koha e samitit të G7 në vitin 2015, i cili u mbajt gjithashtu në Kalanë Elmau.

Ndryshe, Samiti i G7 është planifikuar të fillojë të dielën dhe të mbarojë të martën në kështjellën tashmë të mbyllur hermetikisht, Elmau pranë Garmisch-Partenkirchen.

Aty do të takohen krerët e shteteve dhe qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë, të udhëhequr nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat