Misioni i studentëve ukrainas për luftën

Evropë

Misioni i studentëve ukrainas për luftën

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërsa lufta hyn në muajin e pestë, ukrainasit anembanë botës po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar mbështetje morale dhe financiare për vendin e tyre. Një nga komunitetet më të mëdha është në Krakov, të Polonisë, ku siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus, ukrainasit mblidhen së bashku me banorët polakë që njerëzit të mos harrojnë atë që po ndodh në Ukrainë.

Nina është një studente nga Ukraina dhe ndodhej në vendin e saj kur nisi lufta. Ajo është mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga banorët e Polonisë.

“Ne vazhdojmë të themi 'faleminderit'”, thotë ajo.

E sigurt në Krakov, Nina shqetësohet për miqtë dhe familjen e saj që ndodhen në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Por familja e saj këmbënguli që ajo të largohej.

“Ishte vërtet e vështirë të lija prindërit e mi, ata janë ende në Ukrainë. Ata do të jenë atje deri në fund. Ata vazhdojnë të luftojnë si vullnetarë, por unë isha vërtet e lumtur që i gjeta këta djem këtu për të dalë në protesta me ta. Ata janë vërtet të përkushtuar dhe e di që ne po bëjmë një gjë të rëndësishme këtu”, thotë Nina.

Qëllimi i këtyre të rinjve është të kundërshtojnë propagandën ruse, e cila ka ndikim edhe në Polonii.

Edhe në Poloni ka njerëz që nuk besonin se ne jemi në luftë. Ka shumë gënjeshtra, gënjeshtra kudo”, thotë Alexander, student ukrainas.

Adrian Harasym është një ukrainas i cili jetonte në Kanada, por shkoi në Poloni për të ndihmuar refugjatët.

Zemra ime pothuajse po rrjedh gjak për të gjitha ato histori që kam dëgjuar”, thotë ai.

Ai thotë se disa turistë të huaj kanë premtuar se do t’i bëjnë presion qeverive të tyre që të bëjnë më shumë për Ukrainën. Mesazhi i tij për çdo polak, që mund të jetë skeptik, është se kjo është edhe lufta e tyre.

Ukraina po lufton jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Poloninë. Sepse nëse Ukraina do të binte brenda tre ditësh, do t’i vinte radha Polonisë ”, thotë ai.

Studenti tjetër, Aleksandri thotë se kjo është gjithashtu një luftë për demokraci.

Ne duhet të kërkojmë nga të gjitha qeveritë, të gjithë presidentët, të gjithë njerëzit në mbarë botën që të ndihmojnë Ukrainën, të flasin për këtë luftë, të mos harrojnë”, thotë ai.

Me flamuj, fjalime dhe këngë, Aleksandri dhe miqtë e tij përpiqen të sigurohen që njerëzit të mos harrojnë Ukrainën./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat