Portugalia vë në aksion 3,000 zjarrfikës për të shuar flakët e shkaktuara nga vala e të nxehtit

Evropë

Portugalia vë në aksion 3,000 zjarrfikës për të shuar flakët e shkaktuara nga vala e të nxehtit

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Zjarret po përfshijnë Portugalinë veriore dhe qendrore, ku rreth 3,000 zjarrfikës dhe më shumë se 60 aeroplanë po luftojnë për të shuar flakët mes “temperaturave përvëluese”.

Autoritetet thanë se 12 zjarrfikës dhe 17 civilë kërkuan ndihmë mjekësore për të trajtuar lëndimet e lehta të shkaktuara nga flakët, raportuan të dielën televizioni shtetëror portugez RTP dhe media të tjera lokale.

Bashkimi Evropian aktivizoi të dielën programin e tij të ndihmës së flotës ajrore kundër zjarrit, i cili u lejon vendeve anëtare të ndajnë burimet e tyre.

Spanja, e cila gjithashtu ka përjetuar zjarre kohët e fundit, u përgjigj shpejt duke mobilizuar dy aeroplanë zjarrfikës për t’i dërguar te fqinji i saj iberik, sipas komisionerit të BE-së për Krizat, Janez Lenarcic.

Portugalia ka vuajtur prej kohësh nga zjarre të mëdha, dhe nganjëherë tragjike, në pyje. Në vitin 2017, zjarret jashtë kontrollit vranë më shumë se 100 njerëz.

BE thotë se ndryshimet klimatike e kanë bërë kontinentin që të përballet me një nga vitet e tij më të vështira për fatkeqësitë natyrore si thatësirat dhe zjarret. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat