Milorad Dodik: Po vendos sanksione ndaj vetes që të mos shqetësohet Gjermania

Evropë

Milorad Dodik: Po vendos sanksione ndaj vetes që të mos shqetësohet Gjermania

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:26
Milorad Dodik

Anëtari i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik (SNSD) tha sot se ai do të “vendosë sanksione” ndaj vetes kur bëhet fjalë për Gjermaninë. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e njoftimeve gjithnjë e më të zhurmshme rreth sanksioneve të reja që vendet evropiane po përgatisin për Dodikun.

“Që ata të mos e shqetësojnë veten, që nga sot unë po i vendos sanksione vetes. Nuk kam asnjë pronë në Gjermani dhe as nuk kam ndërmend të shkoj atje. Gjermania, me politikën e saj të frikësimit, nuk do ta ndryshojë realitetin në të cilin jetojmë, e ajo është që Bosnja dhe Hercegovina është një vend i pazhvilluar”, shkroi ai në Twitter.

Përfaqësuesit e Bundestagut gjerman, të premten, miratuan vendime për Bosnje e Hercegovinën dhe ndër të tjera u miratua rezoluta e titulluar “Mbështetje për Bosnjë e Hercegovinën në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”, ndërsa Milorad Dodik dhe Dragan Çoviq u caktuan si fajtorët kryesorë për situatën aktuale në Bosnje.

“Veprimet politike të politikanëve nacionalistë si Milorad Dodik, aktualisht anëtar i Presidencës Shtetërore, dhe Dragan Çoviq, president i partisë HDZ BiH, synojnë të shkatërrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën si një vend dhe shtëpi për një popullsi të ndryshme. Kjo është e papranueshme dhe kërkon rezistencë të vendosur dhe të fortë nga Bashkimi Evropian, shtetet e tij anëtare dhe komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Ndonëse Dodik tani po “vendos sanksione ndaj vetes” dhe po nënçmon politikën gjermane, klix.ba shkruan se disa muaj më parë (23 dhjetor) i shkroi kancelarit gjerman, Olaf Scholz, duke i kërkuar një takim.

“Jam i hapur për takim në vendin që sugjeroni dhe datën sa më të afërt dhe jam gati që ajo të jetë ose në një terren neutral, sipas zgjedhjes suaj, ose në një nga institucionet tuaja”. Vendi juaj, zoti kancelar federal, është pa dyshim një nga partnerët e jashtëm më të rëndësishëm politikë dhe tregtarë të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe prandaj shpresoj në angazhimin tuaj aktiv”, pat shkruar ndër të tjera Dodik.

Milorad Dodik është tashmë në listën e sanksioneve amerikane dhe britanike dhe e vetmja gjë që e ndan nga ajo evropiane është qëndrimi jokonsistent i të gjithë anëtarëve të BE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat