Kremlini dënon me burg aktivistin e opozitës ruse për lëvizjen e tij anti-Putin

Evropë

Kremlini dënon me burg aktivistin e opozitës ruse për lëvizjen e tij anti-Putin

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 20:52
Andrei Pivovarov

Një gjykatë ruse ka dënuar aktivistin e opozitës, Andrei Pivovarov, me katër vjet burg për drejtimin e një grupi anti-Putin.

40-vjeçari Pivovarov, ish-drejtues i grupit të opozitës ‘0pen Russia’ i krijuar nga ish-manjati i naftës në mërgim dhe kritiku i vjetër i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Në qershor të vitit 2021, Pivovarov u ndalua nga policia ruse në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut dhe që atëherë është mbajtur në burg.

Rusia e ka përcaktuar ‘Open Russia’ si një organizatë “të padëshirueshme”.  Në deklaratën e gjykatës në qytetin jugor të Krasnodarit thuhej se “Pas shqyrtimit të materialeve të çështjes dhe provave të dorëzuara nga palët, gjykata ka konstatuar se i pandehuri është fajtor dhe është dënuar me katër vjet burgim. Ai gjithashtu do të ndalohet nga ushtrimi i çdo veprimtarie politike për tetë vjet.

Duke folur në gjykatë, Pivovarov tha se ndryshimi në Rusi do të vijë, herët a vonë”.

“Edhe nëse tani nëpërkëmben dhe burgosen ata që qëndrojnë për të ardhmen, e di që progresi s’mund të ndalet, ndryshimet për mirë janë të pashmangshme dhe nuk janë larg”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat