Të dhënat e censusit/ Popullsia në Greqi ulet me 3.5% brenda një dekade

Evropë

Të dhënat e censusit/ Popullsia në Greqi ulet me 3.5% brenda një dekade

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Popullsia e Greqisë është ulur me 384,005 persona ose 3,5 për qind krahasuar me vitin 2011, sipas rezultateve paraprake të censusit të vitit 2021.

Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se popullsia e Greqisë ishte 10,816,286 ndërsa tani ka shkuar  në 10,432,481.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, janë 5,075,249 burra dhe 5,357,232 gra.

Sipas të njëjtave të dhëna, Atika është rajoni më i dendur i populluar i vendit me 3,792,469 banorë, që është 35,965 qytetarë më pak se në vitin 2011.

Rajoni i Egjeut të Veriut ishte i vetmi nga 13 njësitë administrative të Greqisë që pati një rritje të popullsisë pasi numri u rrit nga 309,000 në 2011 në 324,000 në 2021, treguan të dhënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat