Ngjarje makabër/ Krim në familje, gruaja vret burrin teksa flinte

Evropë

Ngjarje makabër/ Krim në familje, gruaja vret burrin teksa flinte

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:59
Ngjarja ka ndodhur në Verona

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Itali, ku një grua ka vrarë në mënyrë makabre bashkëshortin e saj, teksa ai flinte.

Ngjarja ka ndodhur në Verona, ku 36-vjeçarja me origjinë nga Brazili, Edlaine Ferreira, e goditi disa herë me thikë dhe me çekiç në shpinë dhe në kraharor 37-vjeçarin Francesco Vertroli.

Gruaja u dorëzua vetë në policia ndërsa tha se krimi ne kreu për shkak se ai e dhunonte dhe e tradhtonte shpesh. Policia e gjeti burrin në shtrat me disa plagë të rënda, ndërsa një nga goditjet me thikë e kishte prekur atë direkt në zemër.

Çifti kishte vetëm 6 muaj që ishte martuar në një martesë civile, ndërsa sipas autoriteteve në asnjë moment nuk kishte pasur asnjë raportim për dhunë nga çifti.

36-vjeçarja e përshkroi bashkëshortin si një njeri të dhunshëm, të egër, ndërsa shtoi se fqinjët nuk dinë asgjë për sherret e tyre.

Policia ka ngritur dyshime po ashtu se historia mund të jetë e ekzagjeruar nga gruaja dhe krimi të ketë ardhur pas një konflikti momental të çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat