Numër i lartë i viktimave nga të nxehtit në Spanjë

Evropë

Numër i lartë i viktimave nga të nxehtit në Spanjë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Spanja lajmëroi sot "më shumë se 500" vdekje të lidhura me një valë të nxehti që sapo ka përfshirë Evropën Perëndimore, duke shkaktuar zjarre shkatërruese dhe duke rritur temperaturat në nivele rekord.

"Kriza klimatike është një realitet dhe ndryshimi i klimës po vret," tha kryeministri Pedro Sanchez gjatë një vizite në Aragon, një provincë në verilindje të vendit ku zjarret kanë shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë tokë.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta në 10 ditët e fundit, tha Sanchez, shkaktuan vdekjen e "më shumë se 500 njerëzve". Kryeministri iu referua vlerësimeve të Institutit të Shëndetit Publik për rritjen e vdekshmërisë.

Sipas Institutit Meteorologjik Spanjoll, kjo valë e të nxehtit mund të jetë vala më intensive e regjistruar ndonjëherë dhe një nga tre valët më të gjata të të nxehtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat