Gruaja sheh merimangë në banesën e saj, thërret policinë

Evropë

Gruaja sheh merimangë në banesën e saj, thërret policinë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 08:38
Ilustrim

Një grua në Gjermaninë jugore thirri policinë pasi gjeti një merimangë me madhësi grushti në banesën e saj.

21-vjeçarja, e cila jeton në qytetin Neu-Ulm, u mbyll në dhomën e saj të mërkurën, teksa priste që policia të vinte.

Policia erdhi më vonë në banesë, por merimanga nuk u gjet. Ajo më pas u largua nga banesa, e shoqëruar nga policia.

Një mik i saj më pas filloi kërkimin për merimangën, raporton DW.

Merimanga, e cila njihet me emrin “Merimanga gjigante shtëpiake”, është një nga speciet më të zakonshme në Gjermani. Këto merimanga konsiderohen jo të rrezikshme për njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat