Fshati pushtohet nga zjarri, momenti kur gazetari hidhet në det për t’i shpëtuar flakëve

Evropë

Fshati pushtohet nga zjarri, momenti kur gazetari hidhet në det për t’i shpëtuar flakëve

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 08:19
Giannis Sinanis u detyrua të ecë 8 kilometra përgjatë plazhit

Një fshat në Greqi i quajtur Vatera i Mytilinit, është kthyer në një ferr, pas zjarrit që ra mëngjesin e së shtunës

Teksa kishte shkuar në vendngjarje për të raportuar, gazetari Giannis Sinani, u përball me flakët që përhapeshin me shpejtësi, teksa ishte në makinën e tij.

Në këtë moment ai e kuptoi që nuk mund ta vazhdonte dot rrugën, Sinanis u detyrua të hidhet në det për të shpëtuar nga zjarri, ndërsa u shpëtua më vonë nga një mjet i rojës bregdetare.

Giannis Sinanis u detyrua të ecë 8 kilometra përgjatë plazhit, derisa situata filloi të vështirësohej dhe kështu ai vendosi të hidhet në ujë për të shpëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat