Rriten tensionet në Egje, grekët dhe turqit “dhëmbë për dhëmbë”

Evropë

Rriten tensionet në Egje, grekët dhe turqit “dhëmbë për dhëmbë”

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 23:50
Pretendohet se një anije e rojës bregdetare turke në Egje ka provokuar një roje plazhi në Farmakonissi

Përshkallëzohet situata në Egje gjatë ditëve të fundit, pasi grekët dhe turqit po akuzojnë njëri-tjetrin për provokim.

Në një video të publikuar në mediat greke, pretendohet se një anije e rojës bregdetare turke në Egje ka provokuar një roje plazhi në Farmakonissi.

Sipas autoriteteve greke, në orët e mëngjesit të së hënës, 25 korrik, një patrullë e rojës bregdetare turke ka kryer manovra të rrezikshme pranë një mjeti lundures të autoriteteve greke në portin e Leros.

Siç shihet edhe në video anija luftarake turke ka hyrë në ujërat territoriale greke duke provokuar rojën bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat