Një serb dhe një boshnjak donin të grabisnin një dyqan bizhuterish në Gjermani, por i “tradhtoi” xhipi...

Evropë

Një serb dhe një boshnjak donin të grabisnin një dyqan bizhuterish në Gjermani, por i “tradhtoi” xhipi...

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër muaj pas tentativës për grabitje të një dyqani bizhuterish në Gjermani, në qytetin e Chemnitz, policia lokale përdori analizën e ADN-së për të identifikuar dy nga katër grabitësit.

Dhe sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një serb 44-vjeçar i cili tani është arrestuar dhe një 27-vjeçar shtetasi i BH-së i cili është në kërkim.

Siç bëhet e ditur, grabitja u krye në muajin prill, kur një makinë, e drejtuar nga një serb i arrestuar, theu xhamin e një argjendarie, por plani djallëzor i tyre dështoi pasi xhipi u bllokua – kështu që ata duhej të arratiseshin pa plaçkën.

Mediat shkruajnë se tanimë shoferi është arrestuar në Hungari, ndërsa bashkëpunëtori më i ri është ende në kërkim.

Ndërkohë bëhet e ditur se 44-vjeçari serb ishte i njohur edhe më herët për policinë, pasi ishte përfshirë në një vjedhje të ngjashme në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat