Hakmerret Bjellorusia, merr vendimin drastik ndaj Britanisë

Evropë

Hakmerret Bjellorusia, merr vendimin drastik ndaj Britanisë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 17:20
Alexander Lukashenko

Bjellorusia ka lajmëruar se do të tërheqë ambasadorin e saj në Londër, në shenjë proteste ndaj sanksioneve të rënda që Britania e Madhe ka vendosur ndaj Minskut për goditjen e opozitës dhe mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

Në një deklaratë, diplomacia bjelloruse tha se e kishte marrë këtë masë në përgjigje të “sanksioneve të paprecedentë”, veçanërisht kundër ekonomisë bjelloruse, duke sqaruar se do të reduktonte gjithashtu stafin në Londër.

“Tërheqja e ambasadorit nuk do të thotë se po mbyllim kanalet e komunikimit me Londrën”, theksoi ai megjithatë.

Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende perëndimore, ka vendosur sanksione ndaj regjimit të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko për shtypjen e pamëshirshme të një lëvizjeje masive proteste në 2020 dhe 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat