Ra në dashuri me të dënuarin, oficerja e burgjeve bën miliona duke futur celularë në qeli! E “pëson” keq

Evropë

Ra në dashuri me të dënuarin, oficerja e burgjeve bën miliona duke futur celularë në qeli! E “pëson” keq

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Një oficere e burgjeve në Derbyshire të Britanisë së Madhe, e cila ra në dashuri me një të burgosur, raportohet se ka bërë mijëra paund fitime duke kontrabanduar telefona të paligjshëm për të të dashurin e ri dhe gjithashtu e informonte se kur do të kontrolloheshin qelitë.

25-vjeçarja Emma Johnson ra në kurth pasi numri i saj i telefonit u gjet në celularin kontrabandë të një të burgosuri tjetër, që ishte mik me të dashurin e saj, Marcus Solomon.

Sipas mediave angleze, në një shkëmbim mesazhesh ai pyeti se sa para po bënin me sipërmarrjen e tyre të paligjshme, përpara se ajo të përgjigjej: “Do bëjmë namin”.

Në një mesazh tjetër, ajo i kërkoi atij që të “merrte telefona dhe t’i shiste”. Dyshja u takuan kur Solomon, 28 vjeç, u burgos në HMP Sudbury, një burg i kategorisë D në Derbyshire.

Shefat e Johnson u shqetësuan përfundimisht se sa kohë po kalonte ajo me kriminelin dhe ai u transferua në një burg tjetër. Megjithatë, edhe pas kësaj, Johnson zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me një të burgosur të dytë.

Nga kontrolli në qelinë e këtij të burgosuri u zbulua një celular, i cili u sekuestrua dhe numri i Johnson u gjet në të.

“Ishte e qartë se kishte një komplot midis tyre dhe njerëzve të panjohur për të marrë telefona celularë që Solomon t’i shiste brenda. Paratë po futeshin në një llogari bankare që i përkiste Miss Johnson dhe kishte mesazhe në të cilat ajo fliste për blerjen dhe marrjen e tre iPhone 5 dhe dy iPhone 6s”, zbuloi gjyqtarja.

Në verën e vitit 2020, dyshja diskutuan se sa para po bënin dhe sa telefona dhe karikues ishin shitur.

“Ajo i tha atij, ‘Ne po e bëjmë namin’. Është e vështirë të imagjinohet një shkelje më thelbësore e detyrës”, tha zonja Temple-Mabe.

Johnson dhe Solomon të dy u deklaruan fajtorë për komplot për dërgimin e telefonave celularë në burg, ndërsa ajo gjithashtu pranoi një akuzë për pastrim parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat