Po shëtiste qetësisht me biçikletë, gruaja në Ukrainë i shpëton raketës për vetëm disa sekonda

Evropë

Po shëtiste qetësisht me biçikletë, gruaja në Ukrainë i shpëton raketës për vetëm disa sekonda

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 07:13
Gruaja e cila nget qetësisht biçikletën në një rrugë të shkretë rezidenciale jashtë bllokut të apartamenteve Leninsky Prospekt në Donetsk

Ky është momenti tronditës kur një grua ‘i shpëtoi vdekjes’ kur përshkroi një rrugë me biçikletë në Ukrainë disa sekonda para se një raketë të godiste të njëjtën rrugë.

Videoja tregon një grua e cila nget qetësisht biçikletën në një rrugë të shkretë rezidenciale jashtë bllokut të apartamenteve Leninsky Prospekt në Donetsk.

Vetëm 10 sekonda më vonë dëgjohet një shpërthimi kataklizmik dhe më pas bien shi mbeturinash nga ndërtesa.

Siç shihet në video pasi ndodh shpërthimi me zhurmë shurdhuese, tymi i dendur mbulon rrugën dhe një pjesë të vogël të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat