Krim i rëndë në familje/ 60-vjeçari vret gruan me thikë se i kërkoi divorcin!

Evropë

Krim i rëndë në familje/ 60-vjeçari vret gruan me thikë se i kërkoi divorcin!

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një krim në familje ka tronditur Kretën mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve të para, një burrë në fshatin Ano Malaki të Rethymnos ka goditur me thikë gruan e tij.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një  grua 56-vjeçare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia është njoftuar nga djali i çiftit, i cili ka gjetur nënën në një pellg gjaku.

Sipas cretapost ai telefonoi policinë dhe raportoi se baba ii kishte vrarë nënën. Gruaja i kishte kërkuar divorcin dhe kjo ishte arsyeja pse 60-vjeçari ndërmori aktin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat