Policia italiane ia konfiskon “arkitektit” të Putinit 141 milionë euro

Evropë

Policia italiane ia konfiskon “arkitektit” të Putinit 141 milionë euro

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Policia Financiare i ka konfiskuar pasurinë Lanfranco Cirillos, biznesmenit i cili njihet si “arkitekti” i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe oligarkëve të tjerë ruse.

Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e konfiskuar prej tij, kap vlerën e 141 milionë eurove.

Cirillo akuzohet për shmangie të tatimit.

Ndër pasuritë e konfiskuara janë: shtëpi luksoze, llogari bankare, para të thata, bizhuteri, art modern dhe bashkëkohor nga autorë të famshëm, madje edhe një helikopter.

Ai ka punuar dhe jetuar në Rusi për 20 vjet, shkruajnë mediat italiane.

63 vjeçari akuzohet për kontrabandë dhe deklarim të rremë, pastrim parash, vetëpastrim dhe transaksione.

Hetim i kryer nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Breshias u hap pas identifikimit, në zonën e Brescias, të një helikopteri të regjistruar në Rusi për të cilin nuk ishin përmbushur formalitetet doganore dhe që çuan në zbulimin e një rasti të supozuar të qëndrimit fiktiv jashtë vendit.

Ai është nën hetim pasi nuk kishte deklaruar të ardhura për dhjetëra milionë euro për vitet 2013-2019 (për 50 milionë euro), ndërkohë që ruante në Itali qendrën e familjes së tij, asetet dhe interesat ekonomike.

Nga të ardhurat e deklaruara nga hetuesit u konstatua edhe një zotësi trashëgimore e pajustifikuar e cila ka çuar sot në sekuestrimin e shumës 141 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat