“Krim i paralajmëruar”- Masakra me 11 viktima në Mal të Zi ngjall frikë për hakmarrje

Evropë

“Krim i paralajmëruar”- Masakra me 11 viktima në Mal të Zi ngjall frikë për hakmarrje

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 08:23
Vuk Boriloviç

Një masakër me 11 viktima e ndodhur dy ditë më parë ka tronditur Malin e Zi. Vuk Boriloviç, 34-vjeç për arsye ende të paqarta vrau fillimisht një nënë me dy fëmijë që jetonin në një banesë të tij me qira dhe telefonoi kryefamiljarin duke i thënë atij se i kishte vrarë familjarët e tij.

Më pas ai vrau dhe shtatë persona ndërsa la të plagosur disa të tjerë. Të gjitha viktimat e këtij sulmi kishin lidhje familjare dhe farefisnore dhe tashmë ekziston frika e një hakmarrje të mundshme ndaj familjarëve të 34-vjeçarit.

Sipas dëshmitarëve, banorë të zonës, autori dukej një person familjar dhe paqësor. Mirëpo askush nuk kishte thënë asnjëherë fjalë të mira për të.

“Ky është një krim i tmerrshëm që i gjithë komuniteti dështoi ta parandalojë. Njerëzit rreth tij duhet të vinin re se ai kishte çrregullime mendore. Kushdo që merret me psikologji e di shumë mirë se askush nuk zgjohet një ditë në mëngjes dhe vendos të vrarë 10 persona”, tha Vlado Dobrosavljević, një analist dhe konsulent politik në Malin e Zi.

Ai thotë se familjarët e autorit injoruan shenjat e tij për të mos u kthyer në turp në komunitet. Ai shton se Çetinja ka shumë pak banorë dhe të gjithë e njohin njëri tjetrin. Kështu sipas tij ata i shmangen përcaktimeve të çrregullimeve mendore që të mund të shfaqen te dikush, aq më tepër te të afërmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat