Publikohet një video tjetër e Sanna Marin! Kryeministrja kërcen në një klub nate me një burrë

Evropë

Publikohet një video tjetër e Sanna Marin! Kryeministrja kërcen në një klub nate me një burrë

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:37
Sanna Marin

Telashet duket se nuk kanë fund për kryeministren finlandeze Sanna Sarin, pas publikimit të një video ku dukej se ajo kërcente e këndonte me miqtë e saj, në rrjet është publikuar një tjetër video.

Kësaj radhe Sanna Marin është filmuar duke kërcyer në një klub nate me një burrë , për të cilin mediat finlandeze thonë se është këngëtari Olavi Usivirta

Pas publikimit të këtyre pamjeve Kryeministrja finlandeze, u ndodh në një presion të madh nga opozita finlandeze që e shtyu atë të bënte një test droge të premten.

“Edhe pse e konsideroj të paarsyeshme kërkesën për të bërë një test droge, për mbrojtjen time ligjore dhe për të fshirë çdo dyshim, unë bëra një test droge, rezultati i të cilit do të jetë i disponueshëm pas një jave apo më shumë dhe do tu vihet menjëherë  në dispozicion mediave . Ajo që mund të them me siguri është se kurrë në jetën time, edhe në rininë time, nuk kam marrë asnjë lloj droge. ”

Marin shtoi se natën kur po festonte me miqtë e saj, ajo ishte në gjendje të kryente detyrën dhe se do të largohej nga festa nëse do t’i kërkohej të punonte.

Videot e saj, në të cilat Marin festonte me persona me ndikim dhe artistë të njohur finlandezë filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale këtë javë, dhe ato u publikuan shpejt nga disa media në Finlandë dhe jashtë saj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat