Ja çfarë thoshte për pushtimin rus të Ukrainës vajza e mikut të ngushtë të Putinit që u vra

Evropë

Ja çfarë thoshte për pushtimin rus të Ukrainës vajza e mikut të ngushtë të Putinit që u vra

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 09:12
Dugin dhe vajza e tij

E bija e teoricienit dhe këshilltarit më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në periferi të Moskës.

Sipas raportimeve vajza e aleatit të ngushtë të Putinit ndërroi jetë, kur makina me të cilën po udhëtonte teksa po shkonte në shtëpi shpërtheu në flakë.

Ndërsa mendohet se objektiv i sulmit terrorist të ketë qenë babai i viktimës, pasi atë makinë e përdorte ai dhe jo vajza, megjithatë këto janë pretendime të paverifikuara.

Fill pas atentatit, në vendin e ngjarjes mbërriti vetë Dugin duke vënë duart në kokë nisur nga ajo që pa, shkruan BBC.

Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus. Alexander Dugin u sanksionua nga SHBA në 2015 për përfshirjen e tij të dyshuar në aneksimin rus të Krimesë.

Vajza e tij Darya Dugina, ishte gazetare e njohur në Rusi, që mbështeti me zë pushtimin rus të Ukrainës.

Shkrimet e tij vlerësohen se kanë një ndikim të thellë në botëkuptimin e Vladimir Putinit dhe ai konsiderohet të jetë arkitekti kryesor intelektual i ideologjisë ultra-nacionaliste të cilës i përmbahen shumë në Kremlin.

Në maj, ajo e përshkroi luftën si një “përplasje qytetërimesh” në një intervistë dhe shprehu krenarinë për faktin se ajo dhe babai i saj ishin sanksionuar nga Perëndimi.

Edhe pse ende nuk ka informacion se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në makinë, kreu i DPR në Donetsk, Denis Pushilin, fajësoi “terroristët” ukrainas për shpërthimin.

“Terroristët e regjimit ukrainas tentuan të vrasin Aleksandër Dugin dhe vranë vajzën e tij në një makinë”, shkroi ai në Telegram.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga autoritetet ruse në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat